Ndahen çmime nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, pjesëmarrës edhe nga Lugina (video)
Lokale

Ndahen çmime nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, pjesëmarrës edhe nga Lugina (video)

07.Dec.2019 07:59
0
 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nderoi të premten me çmimin e karrierës, ish gazetaren e “Zërit të Amerikës”, Laura Konda, për rezultatet profesionale në punën këmbëngulëse shumë vjeçare.

Ndarja e çmimit u bë në një ceremoni në Prishtinë, ku morën pjesë përfaqësues të medias nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës.

Zonja Konda tha pas marrjes së çmimit është e nderuar dhe se këtë çmim e lidhë me punën e saj mbi 20 vjeçare në Zërin e Amerikës.

“Në një periudhë shumë kritike për kombin shqiptar siç ishte lufta në Kosovë, në atë kohë Radio Zëri i Amerikës luajti një rol të madh fillimisht për lidhjen e familjeve refugjate të cilët kishin humbur kontaktet me të dashurit e tyre dhe për mua kjo ishte një pjesë shumë e rëndësishme e karrierës sime si gazetare”, tha ajo.

Ky çmim ishte në mesin e shumë të tjerëve që Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i ndau këtë vit në edicionin e njëmbëdhjetë të çmimeve vjetore për gazetarë i cili këtë herë u mbajt në Prishtinë.

Drejtori i këtij unioni, Aleksandër Çipa, i tha Zërit të Amerikës se synimi i organizimit të veprimtarive të tilla është përafrimi i gazetarëve nga të gjitha trojet shqiptare.

“Është kënaqësi për mua që në harkun kohor të 11 viteve janë zhvilluar aktivitete nga gazetarët që synojnë tri aspekte: më se pari shkëmbimin e përvojave profesionale, së dyti mundësinë e zgjerimit të referencave për cilësi profesionale dhe për besueshmëri publike sepse ju e dini jemi në ditët e një krize të besueshmërisë publike ndaj medies, dhe e treta ka të bëjë me një proces të natyrshëm, është ai i integrimeve të brendshme gjithëshqiptare”, tha ai.

Çmimi i karrierës ju nda edhe zonjës Adelheid Feilcke, drejtoreshë e programeve për Evropë në radion gjermane Deutsche Welle.

“Jam shumë e nderuar sepse është një çmim që vjen nga mesi i kolegëve gazetarë profesionistë shqiptarë dhe shqipfolës, unë jam e huaj, nuk e kam gjuhën e nënës gjuhën shqipe prandaj jam posaçërisht e nderuar për këtë çmim nga bota me të cilën po merrem prej shumë dekadash. Unë këtë e marr edhe si stimulim për të vazhduar informimin sa më korrekt dhe transparent të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha zonja Feilcke.

Çmime kanë marrë edhe gazetarët si Vali Qyrfyçi, Tauland Koplikaj, Donald Jorgoni, Saranda Ramaj, Ledina Loga dhe Vedat Memedaliu.

Sipas drejtuesve të kësaj veprimtarie, vitin e ardhshëm ajo planifikohet të mbahet në Luginën e Preshevës./zeriamerikes/

Këshilli Komunal në Preshevë miraton rebalancin e buxhetit të 2019-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration