Nagip Arifi priti në takim pune deputetin Liburn Aliu
Liburn Aliu deputet i parlamentit të republikës së Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje i cili po qëndron në komunën e Bujanocit vizitoi edhe partinë demokratike ku u prit nga kryetari i PD-ës Nagip Arifi.
Në takimin e realizuar temë diskutimi ishte gjendja e shqiptarëve në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë pas zhvillimeve të fundit rreth dialogut Kosovë-Sërbi thuhet në njoftimin e partisë demokratike transmeton titulli.com.
“Kryetari i PD-së z. Nagip Arifi priti në takim pune deputetin e LVV-së z. Liburn Aliu.
Temë diskutimi ishte gjendja e shqiptarëve në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, pas zhvillimeve të fundit rreth dialogut Kosovë - Serbi. Të dyja palët u dakorduan që çështja e Luginës të trajtohet në tërësi në bisedimet e ardhshme në Bruksel” shkuan në njoftimin e partisë demokratike në facebook.