Deputeti Liburn Aliu viziton komunën e Bujanocit, pritet nga kryetari Kamberi
Deputeti i parlamentit të republikës së Kosovës nga rradhët e lëvizjes Vetëvendosje vizitoi komunën e Bujanocit ku u pritë nga kryetari i Shaip Kamberi.
Në takimin e realizuar sot kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi në rrjetin social facebook shkroi se u diskutua situata politike në luginë të Preshevës dhe rëndësia e trajtimit të sajë si tërsi
“Sot, me deputetin Liburn Aliu, me të cilin u diskutua situata politike në Luginë të Preshevës dhe rëndësia e trajtimit të sajë si tërësi. Dialogu i Brukselit dhe përfshirja e Luginës së Preshevës në të, vendimtar për të ardhmen e shqiptarëve të Luginës” shkroi Kamberi përcjell titulli.com.
Deputeti Aliu vizitoi edhe institucionet tjera në luginë të Preshevës si dhe subjektet politike.