Lokale
Nagip Arifi në emisionin “Ftesë për studio” (video)
Sonte me fillim në orën 20:15 kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi do të qëndrojë në studion e televizionit Spektri për të dhënë përgjigje në pyetjet që deri më sot nuk janë shtruar
“Ftesë për studio”, quhet emisioni javor në televizionin “Spektri” në Bujanoc, ku do të qëndrojë njeriu i parë i kësaj komune.
Sipas kolegëve nga redaksia e RTV Spektrit, koncepti i pyetjeve do të jetë i tillë që do të ndikojë në marrjen e përgjigjeve ekskluzive nga bashkëbiseduesi, në këtë rast nga Arifi.
Titulli në bashkëpunim me RTV Spektrin do t’i mundësojnë bashkatdhetarëve, por edhe atyre që vendbanimet i kanë në Luginë, të përcjellin drejtpërdrejt emisionin “Ftesë për studio” .
Ndërsa, edhe një mundësi e mirë do të jetë shtruarja e pyetjeve përmes hapësirës për komentim poshtë këtij shkrimi, të cilat më pas do të përzgjidhen nga redaksia e RTV Spektrit.
Përparësi për shtruarjen e pyetjeve do të kenë bashkatdhetarët, ndërsa vendasit do të mund të shtrojnë pyetje përmes telefonit (numri bëhet publik pas fillimit të emisionit, ose ne emailin: rtv_spektri@hotmail.com).
Radio Televizioni Spektri është medium i parë elektronik shqiptarë në Luginë. Veprimtarinë e ka filluar me radio lokale (Radio Toni), ndërsa deri në atë kohë shqiptarët ishin në terr informativë sa i përket ngjarjeve në rajonin e Luginës./Titulli.com/
********************************************************************************************************************
Transmetimi i drejtperdrejt ka perfunduar, me poshte e keni videon e regjistruar
Video streaming by Ustream
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!