Konkursi i Fotografisë Artistike “Pre-Foto” sjellë artist në Preshevë
Edicioni i Dytë i Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë Artistike “Pre-Foto”, ka tubuar artdashës nga shumë vende të Botës në Preshevë, të cilët përmes fotografive kanë shfaqur anën e tyre artistike.
Konkursi pati mbështetje nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve që administrohen nga Serbia, raporton preshevanews. Në Preshevë është mbajtur Edicioni i dytë i Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë Artistike “Pre-Foto”. Në konkursin e hapur për një kohë të gjatë, organizatorët kishin për qëllim që të mbledhin një numër të madh të pjesëmarrëse të cilët përmes fotografive artistike do të paraqesin anën e tyre kreative. Edon Agushi – Drejtor Artistik i KNFA “Pre – Foto”, ëshët shprehur i kënaqur me pjesëmarjen e madhe të konkurentëve ndërkohë që ka premtuar se festivali do të jetë i karakterit tradicional. Fotografit artistike, ishin bërë nga individë, pa dallim moshe, gjinie, race apo përkatësie etnike. Tema ishte e lire, ndërkohë që konkurrent pati nga Turqia, Kosova, Korea e Jugut, Egjipti, Serbia, Kanadaja, Maqedonia, Shqipëria, Malajzia, Mali i Zi, SHBA, Holanda, Kroacia dhe India. Ndryshe nga edicioni i parë ky Konkurs pati mbështetje institucionale të Këshillit Kombëtare të Shqiptarëve që administrohen nga Serbia. Jo vetëm “Pre – Foto” për Galip Beqirin, kryetar i KNSH-së, por edhe të gjitha organizimet që kanë karakter kulturor e edukativ do të kenë mbështetjen institucionale të Këshillit Kombëtar. Juria profesionale ndau tre vendet e para të Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë Artistike “Pre-Foto”, i cili mëton të jetë tradicional. Në vendin e parë u kualifikua Faredin Spahia nga Kosova, në të dytin Gledias Bicajt të quajtur Picaso nga Shqipëria, ndërsa në vendin e tretë Frida Muçaj po nga Shqipëria. Ndërkaq, çmimi special, i cili iu dedikua vetëm pjesëmarrësve nga Lugina e Preshevës, iu nda Flutura Aliut nga Bujanoci./Titulli.com/