Posti i Kryetarit: A mundem unë dy vjet e ti dy vjet?
Lokale

Posti i Kryetarit: A mundem unë dy vjet e ti dy vjet?

13.Nov.2012 10:33
0

Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi gjatë qëndrimit në emisionin “Ftesë për studio” në RTV Spektri ka hudhë poshtë propozimin e LPD-së për ndarje në dy mandate të postit të kryetarit të komunës Në këtë emision javor, duke u përgjigjur në pyetjen e një shikuesi lidhur me bisedimet për zgjerim të koalicionit, Arifi tha se Partia Demokratike të hënën zhvilloi disa bisedime me Lëvizjen e Progresit Demokratik të Jonuz Musliut, ndërsa shpjegoi se propozimi i këtij subjekti në këtë takim është i papranueshëm për Partinë Demokratike. “Unë të hënën pata bisedë me disa përfaqësues të atyre partive dhe një propozim të cilin e bërën është i pa pranueshëm për ne. Nuk mund që posti i kryetarit të ndahet në mënyrë proporcionale, të zgjidhet dy vite ai, dy vite tjetri. Popullata ka vendos kush duhet të jetë kryetar. Ne mund të bisedojmë për gjithcka por për ato çështje jo”, përfundon Arifi, i cili tha se nuk është duke u biseduar vetëm me LPD-në pë zgjerim të koalicionit qeverisës, por edhe me subjekte tjera. Në këtë emision i cili për herë të parë u transmetua drejtpërdrejtë në media online në Luginë, në këtë rast në Titulli.com, Arifi hodhi poshtë akuzat për largimin nga puna të shqiptarëve, duke thënë se ata nuk janë larguar, por i ka përfunduar kontrata që ka qenë në kohë të caktuar. Ndërsa, rreth ndërtimit të objektit për refugjatët serb nga Kosova në komunë të Bujanocit, Arifi ka thënë se ish kryetari Shaip Kamberi ka qenë ai që ka dhënë pëlqimin për ndërtimin e kësaj qendre kolektive në vitin 2011. Në pyetjen e moderatorit të emisonit Jeton Ismaili se a kanë fituar serbët më shumë rezore në administratë dhe ndërrmariet publike me koalicionin e formuarë me partinë e tij, Arifi ka thënë se të gjitha postet kryesore që i kanë pasë edhe në pushtetin e kaluar prap i kanë shqiptarët dhe se kjo bashkësi etnike nuk është dëmtuar me formimin e koalicionit multietnikë pas zgjedhjeve të 6 majit. “Pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve i kemi ftuar subjektet politike shqiptare që të formojmë koalicion dhe deri sa ne i ftonim ata vazhdonin bisedimet me Stojança Arsiqin dhe përfaqësues tjerë të subjekteve politike serbe në Bujanoc”, theksoi Arifi. Për temat tjera që u biseduan në emisionin “Ftesë për studio” në Televizionin Spektri, mund ti mësoni nga video e mëposhtme: Video streaming by Ustream
Bujanoci, udhëkryq i Ballkanit (Video)
Nagip Arifi në emisionin “Ftesë për studio” (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration