Nafta në Serbi 1,5 euro, Vuçiç: Heqim dorë nga akciza, të ndihmojmë qytetarët
Presidenti serb njoftoi se shteti po ndërhyn për të mbrojtur qytetarët dhe shmangur rritjen e çmimit të karburantit.
“Shteti po investon 100 milionë euro për t’i mbushur rezervat e karburantit plot. Ne kemi më shumë se sa duhet, është vetëm çështje çmimi, prandaj vendosëm të heqim dorë nga 20 përqind e akcizës për karburantet dhe kjo na kushton 35 milionë euro në muaj”, tha Presidenti serb.