Bujanoc: Nadije Beqiri, gruaja e parë shqiptare në Parlamentin e Serbisë
Lokale

Bujanoc: Nadije Beqiri, gruaja e parë shqiptare në Parlamentin e Serbisë

10.Mar.2022 07:07
0
Me rastin e 8 Marsit një urim i veçantë për gruan e parë shqiptare në Parlamentin e Serbisë.
 
Në rajonin e Luginës së Preshevës, nuk njeh historia e saj, të ketë pasur në Kuvendin republikan, një grua deputete siç ishte Nadije Beqiri, nga Lluçani i Komunës së Bujanocit.
 
Zonja Nadije u zgjodh përfaqësuese e popullit në Parlamentin e Serbisë, në legjislaturën e vitit 2020-2022, për të shënuar histori si gruaja e parë shqiptare në Kuvendin Popullor të Serbisë.
 
Fitorja e zonjës Nadije Beqiri, ishte një surprizë e këndshme për skenën politike shqiptare në Luginë të Preshevës, e cila u manifestua me një varg urimesh e përgëzimesh nga më të ndryshmet, duke shprehur krenarinë për ngritjen afirmative të gruas shqiptare në politikë, si vlerë e çmuar evropiane.
 
Ndonëse nuk ishte një mandat i plotë, deputetja u shqua edhe për diskutimet e saja pragmatike, duke shtruar në mënyrë institucionale problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në këtë rajon.
 
Zhvillimi ekonomik, integrimi i shqiptarëve në institucione shtetërore, barazia dhe drejtësia në punësim, ishin disa nga çështjet kryesore, të cilat i parashtroi ish deputetja Nadije, duke ngjallur reagime dhe debate përbrenda seancave parlamentare.
 
Simboli i gruas në një shoqëri të diskriminuar nga shteti është tejet i vështirë për t’u përfaqësuar, e sidomos në një parlament i cili bie ligje shpesh në dëm të pakicave kombëtare ne Serbi.
 
Zonja Nadije, është e lindur më vitin 1961 dhe aktualisht është e angazhuar si ekonomiste në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, si dhe shquhet për angazhimet e saj në jetën politike, arsimore e kulturore.
 
Shkruar nga Driton Hyseni Shoqëria Civile “Perspektiva”- Bujanoc
Nafta në Serbi 1,5 euro, Vuçiç: Heqim dorë nga akciza, të ndihmojmë qytetarët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration