Në Preshevë vazhdon çertifikimi i listave zgjedhore, Ardita Sinani fton për pjesëmarrje në zgjedhje (video)
Lokale

Në Preshevë vazhdon çertifikimi i listave zgjedhore, Ardita Sinani fton për pjesëmarrje në zgjedhje (video)

13.Mar.2016 22:26
0
Partitë politike që i tubpjnë shqiptarët në Luginë të Preshevës, kanë filluar tashmë përgatitjet për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 24 prillit.

Ndonëse ende nuk ka një përgjigjëje të saktë nëse do të marret pjesë në zgjedhjet parlamnetare apo jo, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale është e qartë. Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Preshevë, Zeçirja Miftari, tashmë ka konfirmuar çertifikimin e listës së parë zgjedhore.

Që nga fillimi i jetës plurale në Luginën e Preshevës, për herë të parë një femër është bartëse e listës zgjedhore. Ardita Sinani, e Partisë për Veprim Demokratik, ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje aktive në zgjedhjet e 24 prillit.

Në Komunën e Preshevës, gara zgjedhore zhvillohet për 38 ulëset e Kuvendit Komunal, në Bujanoc për 42, ndërsa në Medvegjë meqë zgjedhjet e jashtëzakonshme u mbajtën më 13 shtatorë të vitit të kaluar, më 24 prill nuk do të ketë zgjedhje lokale, përderisa do të mbahen vetëm ato parlamentare./Titulli.com/

Kamberi: Të mos përsëriten situatat e arrestimeve të 4 Majit 2012
Bujanoc, deri më tani dy lista të shpallura pranë Komisionit Komunal Zgjedhor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration