Kamberi: Të mos përsëriten situatat e arrestimeve të 4 Majit 2012
Prezenca e tej shtuar e forcave militare serbe në Luginën e Preshevës, stacionimi i këtyre forcave përgjatë kufirit që ndanë Serbinë nga Kosova, për më se 16 vite, ka ndikuar që ky rajon të trajtohet si zonë me rrezikshmëri të lartë.Përkundër kërkesave të shumta madje edhe obligimeve që Serbia kishte marrë me Marrëveshjen e paqes në Konçul në vitin 2001, në rajon vazhdojnë të mbahen prezent forcat speciale, ushtria dhe policia serbe.
Ish deputeti Shaip Kamberi, duke vlerësuar situatën të tensionuar veçanërisht në prag të zgjedhjeve tashmë të shpallura, ka uruar që të mos përsëriten situatat e arrestimeve të pabaza siç ndodhën më 4 maj të 2012, dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Ndërkohë tensionimin, Kamberi e sheh si të qëllimshëm.
Skender Saqipi, drejtor i Portalit Informativ Titulli.com vlerëson se një pjesë të fajit e bartin edhe subjektet politike shqiptare të cilat duke qenë në rivalitet mes vete, nuk janë mjaftë të zëshme në kërkesat e tyre legjitime.
Ndërsa në Luginë, prezenca e shtuar e forcave serbe po krijon përshtypjen e gjendjes së jashtëzakonshme, ajo po ndikon po thuaj në ngecjen e një zhvillimi normal në të gjitha sferat e të jetës, vlerësojnë përfaqësuesit politik dhe ata të shoqërisë civile./rtklive/