Bujanoc, deri më tani dy lista të shpallura pranë Komisionit Komunal Zgjedhor
Lokale

Bujanoc, deri më tani dy lista të shpallura pranë Komisionit Komunal Zgjedhor

14.Mar.2016 12:22
0
Në Komisionin Komunal Zgjedhor të Bujanocit deri në paraditen e sotme janë dorëzuar dy lista zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të datës 24 prill.

Lista e parë e shpallur është lista “Partia Demokratike – Dr Sc Nagip Arifi”, e cila do të mbajë numrin një, ndërsa lista e dytë është koalicioni rreth Partisë Përparimtare Serbe (SNS), “Aleksandar Vuçiq - Serbia fiton” që do të ketë numrin rendor dy, deklaroi për portalin informativ Titulli, Fejzi Beqiri, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) të Bujanocit.

Partitë apo koalicionet që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet lokale kanë afat deri më 8 prill 2016 të dorëzojnë listat e tyre zgjedhore, sipas ligjit, 15 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Kriteret kryesore që duhet plotësuar një parti apo koalicion për të dorëzuar një listë zgjedhore janë që ai subjekt të ketë në listë së paku një të tretën e kandidatëve, që në rastin e Kuvendin Komunal të Bujanocit i bie 14 kandidatë, pastaj kriteri tjetër është që çdo i treti kandidat të jetë femër, e gjithashtu që secilin kandidat të propozuar ta mbështesin së paku 30 qytetarë me deklaratat e tyre, shtoi kryetari i KKZ-së, Fejzi Beqiri.

KKZ në Bujanoc në përbërje të përhershme ka gjithsej 10 anëtarë, kryetarin dhe sekretarin, ndërsa përbërja e zgjeruar e do të bëhet pas aprovimit të listës zgjedhore.

Anëtarët e përbërjes së përhershme të KKZ-së janë zgjedhur nga Kuvendi Komunal i Bujanocit dhe vijnë nga secili subjekt që ka këshilltarë në përbërjen aktuale të parlamentit lokal./Titulli.com/

Në Preshevë vazhdon çertifikimi i listave zgjedhore, Ardita Sinani fton për pjesëmarrje në zgjedhje (video)
Romët e Bujanocit do të marrin pjesë në zgjedhje me listën e tyre
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration