Në Bujanoc debatohet për Kushtetutën e Serbisë (Foto)
Me rastin e nëntë vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Serbisë, Komiteti i Juristëve për të Drejtat e Njeriut "“ YUCOM, të hënën, në shtëpinë e Kulturës në Bujanoc ka organizuar tryezë të rrumbullakët.Tryeza, në të cilën morën pjesë përfaqësues të sektorit civil nga rajoni, kishte si qëllim debatin publik për mënyrën e miratimit të Kushtetutën si dhe qëndrueshmërinë e saj në prag të integrimeve evropiane.
Në takim u tha se Kushtetuta e Serbisë e motivuar politikisht, ka sjellë deri tek ajo që disa pjesë të Kushtetutës të jenë nën standardet evropiane, raporton Titulli.com.
Drejtori i Komitetit të Juristëve për të Drejtat e Njeriut, Milan Antonijevic, me këtë rast ka elaboruar për një numër mangësish në tekstin e Kushtetutës. Zgjidhjet e parapara në këtë dokument tani po tregohen si pengesë në integrimet evropiane, përderisa në opinion sërish është aktualizuar pyetja për ndryshimin e dispozitave të caktuara.
Në debatin e zhvilluar në Bujanoc u inkuadrua edhe aktivistja në fushën e të drejtave të njeriut Jovana Spremo, si dhe pjesëmarrësit e tjerë.
Ciki i tryezave të rrumbullakëta i cili po zhvillohet nga Komiteti i Juristëve për të Drejtat e Njeriut – YUCOM ka marrë mbështetjen edhe të Organizatës për siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE). /Titulli.com/