Muze për arbëreshët në Kalanë e Skënderbeut, Rama: Do t’i japim jetë binjakëzimit mes shqiptarëve dhe komunitetit arbëresh (video)
Rajoni dhe Politika

Muze për arbëreshët në Kalanë e Skënderbeut, Rama: Do t’i japim jetë binjakëzimit mes shqiptarëve dhe komunitetit arbëresh (video)

23.Nov.2023 08:22
0

Tirana priti dhjetra figura të njohura të komunitetit Arbëreshë dhe jo vetëm, në kongresin e tretë dedikuar Diasporës. Në ditën dedikuar Arbeshëve morën pjesë krerët më të lartë të shtetit të cilët folën për projekte që synojnë një bashkëpunim më të ngushtë. 

Kryeministri Edi Rama njoftoi hapjen e një muzeu për Arbëreshët në Shqipëri në Kalanë e Skënderbeut.

“Komuniteti Arbëresh ka ruajtur me shumë fanatizëm relike të jashtëzakonshme dhe përfaqësuesit e atij komuniteti janë më shumë se sa të dëshiruar që ta kenë në Shqipëri muzeun e Arbëreshëve të cilit i kemi gjetur edhe vendin dhe ku tjetër përveçse në Kalanë e Skënderbeut.”

Kryeministri Edi Rama vlerësoi fanatizmën e arbëreshëve, për të ruajtur traditën dhe gjuhën shqipe ndër shekuj.

“’Kurorët më të bukura janë asosh që nuk fishken kurrë’, thontë Jul Variboba dhe kurora e thurur me gjuhën, kulturën, veshjet, zakonet e ruajtura në shekuj të Arbëreshëve jo vetëm su fishk, por e ruan sot e gjithë ditën rezatimin, parfumin, fuqinë tërheqëse të saj.”

Në Kuvendin Arbëresh mori pjesë edhe presidenti Barjam Begaj, i cili theksoi nevojën e hapjes së një kapitulli të ri bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe arbëreshëve të Italisë.

“Për të shkruar një kapitull të ri në marrëdhëniet me Arbëreshët, përgjegjësia historike dhe veprimi ynë duhet të jetë i menjëhershëm sepse pasojat do të prekin edhe brezat e ardhshëm. Ai duhet të orientohet në ruajtjen e Arbërishtes dhe lëvrimin e saj nga brezat e rinj.”

Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani, foli për projekte konkrete në ndihmë të komuniteteve Arbëreshë.

“Si mund të punojmë së bashku në projektet e një rëndësie të veçantë siç është regjistrimi i “Motit të Madh” në listën e UNESCO ku Shqipëria ulet sot në Bordin Drejtues. Për të gjetur format më efikase të ndërveprimit mes bashkive tona dhe komunave Arbëreshe.”

Ky organizim vlejti edhe për trajnerin e Kombëtares, brazilianin Sylvinho i cili ka pranuar të marrë pasaportën shqiptare. Diçka të tillë e ka zbuluar ministri i Brendshëm, Taulant Balla, që së bashku me trajnerin e Kombëtares e dha lajmin nëpërmjet kësaj videoje.

Ndër të tjera, Sylvinho u nderua me çmimin “Shqiponja e Artë” nga kryeministri Edi Rama.

Begaj: Arbëreshët komunitet unik në botë, detyra jonë të ruajmë një gjuhë kaq të vjetër që mbrohet nga UNESCO
Shqipëria nderon Dritan Abazoviqin me çmimin “Shqiponja e Artë” (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration