Shqipëria nderon Dritan Abazoviqin me çmimin “Shqiponja e Artë” (video)
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është nderuar me çmimin “Shqiponja e Artë” në Tiranë, në ceremoninë që është organizuar në përkujtim të ditës së arbëreshëve.
Gjatë fjalës së tij, Abazoviq tha se ky çmim duhet të jetë simbol bashkëpunimi dhe dashurie mes shqiptarëve në mbarë botën, transmeton Titulli.com.
“Kur kemi vendosur për herë të parë për mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Malit të zi, propozimi ynë ka qenë si të bëhet një Shqiponjë, dhe ajo shqiponjë mund të jetë edhe e artë”, tha ai.
“Shqiponja e Artë dy vendet i bashkon dhe krijon një urë bashkëpunimi. Shqiponja do të jetë simbol i përkohshëm i dashurisë dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve në BE. Faleminderit shumë”, tha Abazoviq.