Mustafa: Vuçiqit ia dhashë mirënjohjen pa dashamirësi
Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa gjatë intervistës në "Interaktiv" të KTV-së ka thënë se mirënjohjen që ia ka dhënë kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, ka qenë pa dashamirësi dhe me trysni ndërkombëtare, transmeton Titulli.com.“Bashkësia ndërkombëtare e kanë shtyrë Vuçiqin që të vizitojnë komunitetin shqiptar në Serbi”- tha Mustafa, duke u përgjigjur në vazhdim se a ishte edhe mirënjohja si koordinim me ndërkombëtarët- ai tha: “Gjithçka ka qenë e koordinuar me amerikanët dhe evropianët, ka qenë pa dashamirësinë time”, duke shtuar se askund nuk ka valuar flamuri serb në atë ditë në institucionet e Preshevës.
Ardhja e Vuçiqit, sipas Ragmi Mustafës, ka qenë më shumë edhe për të rënë në sy të ndërkombëtarëve për çështjen e refugjatëve dhe për thithje të fondeve ndërkombëtare. Në fund ai ka plotësuar se Vuçiq është i vetmi kryeministër serb që ka ardhur në Preshevë.