Mustafa: Vuçiqit ia dhashë mirënjohjen pa dashamirësi
Lokale

Mustafa: Vuçiqit ia dhashë mirënjohjen pa dashamirësi

16.Apr.2016 07:58
0
Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa gjatë intervistës në "Interaktiv" të KTV-së ka thënë se mirënjohjen që ia ka dhënë kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, ka qenë pa dashamirësi dhe me trysni ndërkombëtare, transmeton Titulli.com.

“Bashkësia ndërkombëtare e kanë shtyrë Vuçiqin që të vizitojnë komunitetin shqiptar në Serbi”- tha Mustafa, duke u përgjigjur në vazhdim se a ishte edhe mirënjohja si koordinim me ndërkombëtarët- ai tha: “Gjithçka ka qenë e koordinuar me amerikanët dhe evropianët, ka qenë pa dashamirësinë time”, duke shtuar se askund nuk ka valuar flamuri serb në atë ditë në institucionet e Preshevës.

Ardhja e Vuçiqit, sipas Ragmi Mustafës, ka qenë më shumë edhe për të rënë në sy të ndërkombëtarëve për çështjen e refugjatëve dhe për thithje të fondeve ndërkombëtare. Në fund ai ka plotësuar se Vuçiq është i vetmi kryeministër serb që ka ardhur në Preshevë.

Shqiptarët në Luginë të Preshevës janë në një situatë të brishtë, rrezikohet qenia kombëtare
Çfarë po premtojnë partitë politike shqiptare të Bujanocit në fushatën parazgjedhore?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration