Mustafa tregon “dhëmbët”, “në asnjë mënyrë nuk pajtohem që të hiqet lapidari”
Lokale

Mustafa tregon “dhëmbët”, “në asnjë mënyrë nuk pajtohem që të hiqet lapidari”

22.Nov.2012 00:38
0
Tensionet e krijuara rreth ndërtimit të pllakës përkujtimore të dëshmorëve të UÇPMB-së iu ka përgjigjur fortë edhe kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa Në një lidhje telefonike për News24, kreu i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa është shprehur se nuk ka pasur një urdhër zyrtar për heqjen e kësaj përmendoreje të vendosur edhe me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ndërsa, Mustafa i cilësoi deklaratat e Daçiqit antishqiptare, ai paralajmëroi se kryeministri serb mund të veprojë në mënyrë të njëanshme dhe të shkaktojë sërish probleme në Preshevë. “Deklaratat e fundit të Daçiqit janë të orientuara kundër shqiptarëve njëlloj sikur në vitet 1990 që bëri pararendësi e tij. Duke u ballafaquar Daçiq me një varg problemesh social-ekonomik në Serbi dhe për të zhvendosur vëmendjen e elektoratit të tij nga kriza ekonomike që po kaplon Serbinë do të krijojë vatra të reja krize, siç bënë me Komunën e Preshevës”, ka thënë me këtë rast Mustafa, transmeton Titulli. Ai ka shtuar se një lapidar në shenjë kujtimi ndaj ushtarëve të rënë është vendosur edhe me rastin e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. “Padyshim që ne nuk do të pajtohemi në asnjë mënyrë që lapidari të largohet nga vendit i vendosur me mbështetjen e plotë të popullit të Luginës së Preshevës, mbështetjen e plotë të shoqatave të dalura nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, mbështetjen e plotë të institucioneve të pushtetit lokal, ku kam qenë prezentë dhe unë vetë. Autoritetet serbe, duke qenë edhe Daçiq kryeministër i Serbisë dhe duke  llogaritur se ai mendon se Serbia është vetëm e tij ai mund të bëjë edhe veprime që nuk i shkojnë për shtat një stabiliteti në rajon dhe Luginën e Preshevës”,- deklaroi kreu i Komunës, Mustafa. Përveç Kryeminisrit të Serbisë Ivica Daçiq, lidhur me ndërtimin e pllakës përkujtimore të 27 dëshmorëve të UÇPMB-së ka reaguar edhe Trupi Koordinues që vepron në këto tri komuna me shumicë shqiptare./Titulli.com/
“Lirohet” Shaip Kamberi
TK kërkon sqarime për pllakën përkujtimore të UÇPMB-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration