Lokale
“Lirohet” Shaip Kamberi
Kryetari i dytë shqiptarë në historinë e Komunës së Bujanoc, Shaip Kamberi, më në fund ka “dorëzuar” postin e kryetarit të Komunës.
Bëhet fjalë për postin e të parit të komunës të cilin në profilin e tij zyrtar në rrjetin social facebook, nuk e “lëshonte” që nga viti i zgjedhjes (2008).
Titulli pat raportuar disa herë se Kamberi nuk e po e “lëshon” këtë detyre duke marrë si shkas këto të dhëna.
Dikur në profilin e tij në facebook shkruante: “Më 2008 i zgjedhur për kryetar të Komunës së Bujanocit, ku edhe aktualisht gjendet”, ndërsa u deshën gati gjashtë muaj nga shkarkimi i tij në këtë post për të ndryshuar edhe statusin e tij, i cili sot shkruan: “Më 2008 i zgjedhur për kryetar të Komunës së Bujanocit. Prej qershorit 2012 qytetar i lirë i Bujanocit”./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!