Lokale
TK kërkon sqarime për pllakën përkujtimore të UÇPMB-së
“Trupi Koordinues për komunat Preshevë , Bujanoc dhe Medvegjë nuk ishte e njoftuar nga përfaqësuesit e komunës së Preshevës rreth ndërtimit të pllakës përkujtimore të UÇPMB-së” i është thënë JugPressit në këtë organ shtetëror.
“Sipas njohurive tona, pllaka është ngritur në orët e pasdites të 16 nëntorit, dhe më pas për këtë rast është mbajtur një tubim i paparalajmëruar”, thonë përgjegjësit në Trupi Koordinues dhe shtojnë se ngritja e një lapidari duhet të bëhet sipas ligjit ekzistues rreth planifikimit të ndërtimit ku e autorizuar është vetëqeverisja lokale-komuna”.
Sipas TK-së me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe ligjet e tjera në fuqi ndalohet dhe dënohet çdo trajtim i cili mund të shkaktojë apo nxisë urrejtje racore, nacionale, fetare dhe urrejtje të tjera të intolerancës.
Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, do të kërkojë sqarim rreth kësaj ngjarje dhe do të bëjë gjithçka në mënyrë që ligjet e Serbisë të respektohen dhe të jenë të obligueshme për të gjithë qytetarët./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!