Mustafa: Tekstet në gjuhën shqipe në Luginë, kërkesë e më shumë se dy dekadave
Në një intervistë për Titulli.com kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa deklaroi se çështja apo sigurimi në gjuhën shqipe të teksteve është kërkesë e më shumë se dy dekadave të shqiptarëve të Luginës. Ai një ashtu theksoi se edhe në përbërjen e tretë të KKSH-së jemi duke u munduar te i sigurojmë tekstet në gjuhën shqipe për shkollat fillore dhe të mesme në Luginë të Preshevës.
“Kërkesat e shqiptarëve për tekstet mësimore ka më shumë se dy dekada. Sistemi arsimorë në Luginë ka qenë drejtpërdrejtë i adaptuar prej entit të botimeve në Prishtinë, përkatësishtë ka qenë i adaptuar me sistemin e atëhershëm të Prishtinës që nga pas lufta e këndej nuk është lejuar. Në vitin 2006 një nga ministrat ka lejuar disa nga tekstet të vijnë nga Kosova dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës është ndërpre bashkëpunimi. Në fund ne kem kërkuar dhe listuar të gjitha tekstet mësimore dhe që janë ndër tekstet më të mira në rajon, sepse janë të përkthyera nga institucionet më kredibile të arsimit e që dëshirrojmë që nxënësit tonë të kenë këto tekste. Ne kërkojmë zgjidhje afatgjate pa probleme në të ardhmen. Është mandati i tretë i KKSH-së që është duke u përballur me çështjen e teksteve si njëri nga prioritetet më kryesore” – tha Ragmi Mustafa.
Mustafa tha se çështja e sigurimit të teksteve mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit nuk është çështje administrative apo e taksës por është e drejta themelore e fëmijve.
“Së fundmi ajo që po tentohet të bëhet me 18 libra ka të bëjë me libra të cilat janë shkenca ekzakte, e kjo për shkak se është shumë më lehtë të tejkalohen procedurat e parashikuara na Ministria e Arsimit dhe Këshillit Nacional të Arsimit të Serbisë. Çështja e teksteve mësimore, nuk është çështje administrative, taksës dhe as procedurës por është çështje e drejtpërdrejtë e të drejtave të fëmijëve. Në bazë të konventave ndërkombëtare të cilat janë në legjislaturën e shtetit të Serbisë” – theksoi Mustafa