Lokale
Mustafa: Problemin e shqiptarëve, nuk e zgjidh regjistrimi i popullsisë
Nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi. Edhe më tutje mbetet në funksion moratoriumi në lidhje me bisedimet, që kishin filluar mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe qeverisë në Beograd. Kështu ka pohuar për Kosovapress, kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, sipas së cilit gjendja sa i përket ndërprerjes së bisedimeve mes Preshevës dhe Serbisë mbetet e njëjtë dhe se nuk ka lëvizje qëndrimesh.
Ndërsa sa i përket deklarimeve të kryetarit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, i cili ka thënë për mediat serbe se është reale që regjistrime i ri i popullsisë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc të mbahet vitin e ardhshëm, Mustafa tha se regjistrimi i popullsisë nuk do ta zgjidh problemin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe se kjo është vetëm një lojë politike, për të tërhequr vëmendjen nga temat aktuale.
Megjithatë, thotë se politika shqiptare edhe kësaj radhe ashtu si në vitin 2011, do të di të vendos dhe për këto çështje.
“Nuk do të thotë që do të zgjidh ndonjë problem regjistrimi i popullsisë. Prandaj, kjo është një lojë politike që përmes Stankoviqit, të orientojë politiken e shqiptarëve në kahje tjetër. Apo të dal para ndërkombëtareve me opsione krejtësisht tjera. Hapin gjithmonë tema të reja, që s’kanë të bëjnë me temën aktuale dhe tani nuk është një temë irelevante regjistrimi i popullsisë“, ka pohuar Mustafa për Kosovapress./Kosovapress/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!