titulli.com
Lokale

Mustafa: Nuk ka ndonjë vendim konkret, por ka përpjekje

04.Jan.2013 18:43
0
ragmi MustafaEnde nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete për zgjidhjen e problemeve rreth përmendores së kontestuar të UÇPMB-së, të vendosur para ndërtesës së Kuvendit Komunal të Preshevës, ka thënë për Telegrafin, kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa. Por, ai ka konfirmuar se ka përpjekje për të arritur marrëveshje e cila do t’i jepte fund tensioneve të krijuara pas kërcënimeve të kryeministrit serb Ivica Dacic dhe zyrtarëve të tjerë serbë, të cilët paralajmërojnë se mund që edhe me dhunë ta heqin përmendoren, në rast kjo nuk bëhet vullnetarisht nga shqiptarët. “Nuk ka ndonjë vendim konkret, por ka përpjekje. Unë apeloj që mos të ketë spekulime dhe nxitje të tensioneve”, ka thënë Mustafa për Telegrafin. Më herët, gazeta “Danas” kishte shkruar se ambasadorët e SHBA, të Britanisë së Madhe, BE-së dhe të OSBE-së do të bisedojnë së shpejti me autoritetet e Beogradit, por edhe me shqiptarët në Luginë të Preshevës për të gjetur një zgjidhje kompromisi për siç përmendoren e ish UÇPMB-së. Drejtuesit politikë të shqiptarëve të Luginës kanë kundërshtuar heqjen e kësaj përmendoreje./Titulli.com/
Kur ne të shkojmë në Luginë atëherë edhe Nikolliqi mund të vijë në Kosovë
Lugina kërkon administrim ndërkombëtar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration