Lugina kërkon administrim ndërkombëtar
Lokale

Lugina kërkon administrim ndërkombëtar

04.Jan.2013 17:22
0
Lideret e lugines- protestuesNdërkohë që deklaratat e kreut shtetëror të Serbisë për heqjen e dhunshme të Përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së e kanë tensionuar situatën, përfaqësuesit politik dhe institucional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ftojnë për paqe. I pari i Kuvendit në Preshevë, Ramiz Latifi, tensionimin e gjendjes në Luginë e ka vlerësuar si rezultat të deklaratave kërcënuese të kreut shtetëror të Serbisë për heqjen e Përmendores së Dëshmorëve të Kombit. Latifi, ka vlerësuar se kërcënimet i takojnë së shkuarës dhe se problemet duhet zgjidhur me dialog të ndërsjellët. Respektimi i marrëveshjeve të arritura është bazë e stabilitetit të qëndrueshëm në rajon, por kur është fjala për kreun serb, sipas Kryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës, Ramiz Latifi, një gjë e tillë nuk është e qëndrueshme. Për tejkalimin e situatës së krijuar në Luginë, Jonuz Mulsiu, ish kryetar i Këshillit Politik të UÇPMB-së, alternativë më të mirë e sheh intervenimin e faktorit ndërkombëtar, raporton preshevanews. Heqja e dhunshme e Përmendores së Dëshmorëve të Kombit në Preshevë, për Belgzim Kamberin, kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë, nuk do të mund të shlyej kujtesën kolektive të shqiptarëve për Ushtrinë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Kjo sipas tij gjeneron krizë të re e assesi tejkalim të saj. Gjendja e fundit e krijuar pas kërcënimeve të kreut serb për heqjen e Përmendores së Dëshmorëve të Kombit në Preshevë, rasti i djeshëm i heqjes së Flamurit Shqiptarë nga varrezat e Dëshmorëve në Dobrosin dhe lëvizjet e shtuara të forcave serbe të sigurisë krijojnë përshtypjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Luginën e Preshevës, duke krijuar pasigurinë ndër banorët shqiptar të këtushëm./Titulli.com/
Mustafa: Nuk ka ndonjë vendim konkret, por ka përpjekje
Konçul: Kolona dhe pritje deri në 5 orë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration