Kur ne të shkojmë në Luginë atëherë edhe Nikolliqi mund të vijë në Kosovë
Lokale

Kur ne të shkojmë në Luginë atëherë edhe Nikolliqi mund të vijë në Kosovë

04.Jan.2013 20:31
0
kuci Institucionet e Kosovës i janë përgjigjur negativisht kërkesës së presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq për ta vizituar Kosovën gjatë Krishtlindjeve ortodokse. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi i konfirmoi RTK-së se kërkesa u refuzua me arsyetimin se vizita të liderëve serb mund të ndodhin vetëm në bazë të reciprocitetit, pra kur edhe liderët e institucioneve të Kosovës të lejohen të vizitojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës. Ky vendim, tha Kuçi është marrë edhe pas konsultimeve më partnerët ndërkombëtarë. Kërkesa për vizitë ishte adresuar nga presidenti serb, fillimisht në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe e njëjta iu është përcjell autoriteteve të Kosovës që dhanë përgjigje negative. Ky vendim ka irrituar autoritetet në Serbi. Në një reagim të saj presidenca serbe ka shprehur siç thuhet zhgënjimin me misionin e EULEX-it, pasi ky mision nuk është përgjigjur ende zyrtarisht ndaj kërkesës së presidentit të Serbisë./Titulli.com/
Musliu: Prishtina t’i tregojë muskujt!
Mustafa: Nuk ka ndonjë vendim konkret, por ka përpjekje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration