Lokale
Mustafa: Moment hostorik, abetarja mbërrin në Preshevë
Pas shumë peripetive, mangësive dhe debateve, Abetarja e vërtet gjithëkombëtare ka arrit në Preshevë.
Këtë informacion për TV Preshevën e ka konfirmuar kryetari i komunës Ragmi Mustafa, në adresën e secilit kanë arrit 400 abetare bashkë me abetare pune.
E tani fëmijët nga Lugina nuk do të kenë habi pasi , ky libër është i kompletuar dhe i shpallur zyrtarisht në Prizren nga kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe ai Kosovës Hashim Thaçi.
Ndërsa kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa gjatë shfletimit të abetares , ka thënë se ky është një moment historik pasi kjo kryevepër po kurorëzohet në duart e fëmijëve edhe me rastin e 100 vjetorit të shtet shqiptarë.
Duke e vlerësuar si një moment historik, Abetaren gjithëkombëtare kryeministri Berisha e quajti margaritar të Njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe një moment domethënës për gjithë kombin, në rrethana kur Kosova është e pavarur.
Më 24 prill ishte përzgjedhur teksti fitues për Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Teksti ka katër autorë, dy nga Shqipëria, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj si dhe dy nga Kosova, Islam Krasniqi dhe Saranda Kumanova Pozhegu./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!