Arifi mbajti fjalën, asfaltoi rrugën në Muhoc
Lokale

Arifi mbajti fjalën, asfaltoi rrugën në Muhoc

01.Aug.2012 21:23
0
Në  Muhoc të komunës së Bujanocit sot u bë hapja e rrugës së asfaltuar prej 1470 metra, ndërsa filloi asfaltimi edhe i fushës së sportit që është pjesë e shkollës fillore “Migjeni”. Banorët e Muhocit të komunës së Bujanocit me gëzim kishin pritë futjen në funksion të plotë të rrugës që asfaltua dhe promovua sot. Prerja e shiritit nga kryetari i komunë së Bujanocit Nagip Arifi, tregon se një nga premtimet e tij gjatë fushatës parazgjedhore është përmbushur. Ai sot me stafin e tij qëndruan në vendngjarje ku përveç hapjes së kësaj rruge filloi edhe asfaltimit i fushës së sportit në shkollën fillore “Migjeni”. “ E kemi përmbush njërin nga premtimet që ia kemi dhënë qytetarëve të fshatit Muhoc. Ne sot në këtë fshatë kemi investuar 185 mijë euro”, tha Arifi për RTB-në, duke shtuar se kjo udhëheqësi nuk do ti ndalë punët këtu, por në Malësin e Bujanocit deri në fund të vitit do të bëjë edhe asfaltimin e rrugës nga fshati Muhoc e deri në Bilinicë. Arifi po ashtu theksoi se në planet e kësaj qeverisje është edhe vazhdimi i asfaltimit të rrugës në drejtim të Zarbicës dhe fshatit Çarr. Para kamerës së RTB-së drejtori i Drejtoratit për Ndërtim Agim Haliti foli për fushën e sportit të shkollës fillore “Migjeni”, i cili për këtë projekt tha se: “kjo punë ka qenë e kontraktuar nga nëntori i vitit të kaluar ku përgjegjësin për ndërtimin e saj e kishte kompania Dreni com, e cila fatkeqësisht vetëm sa i ka sjellë telashe aktiviteti i tij”. Qytetarët e këtij fshati që kishin dalë në hapjen e rrugës u shprehën të kënaqur që pas 40 viteve kjo rrugë u asfaltua në këtë vendbanim. Asfaltimi i saj kushtoi  15 milionë e 800 mijë dinarë ndërsa u financua nga Trupi Koordinues, kurse i fushës sportive 3 milionë e 200 mijë dinarë të ndara nga buxheti i komunës së Bujanocit./Titulli.com/
Mustafa: Moment hostorik, abetarja mbërrin në Preshevë
KKSH: Dimensione të reja të bashkëpunimit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration