Hyda: Fuqia e Riza Halimit është shumë e vogël
Lokale

Hyda: Fuqia e Riza Halimit është shumë e vogël

02.Aug.2012 11:22
0
Kryetari i Kuvendit Komunal të komunës së Bujanocit, Hajredin Hyda, hedhë poshtë të gjitha kalkulimet e opozitës për të prishur koalicionin në komunën e Bujanocit. Në një prononcim të tij dhënë portalit të pavarur informativ Titulli, kryetari i kuvendit tha se këto janë përpjekjeve të deputetit në parlamentin e Serbisë Riza Halimit që në çdo mënyrë të destabilizojë pushtetin aktual në Bujanoc pasi që ju kanë shterë të gjitha mundësitë që të bëjë diçka në Preshevë “Ai nuk mund të pranojë assesi fatin se PVD ka mbet në opozitë në të dy vendbanimet shqiptare në Preshevë e Bujanoc dhe ai me mjete të ndryshme mundohet që të  bëjë destabilizime, mirëpo Halimi nuk mund ta prish kurrë pushtetin në Bujanoc sepse fuqia e tij është shumë e vogël”, tha me këtë rast Hyda duke komentuar lajmin e gazetës Danas të transmetuar dje në portalin tonë. Hyda mëtej shton se “nuk është e vërtetë se është bërë ndonjë marrëveshje, ne kemi konfirmime edhe nga pjesëtarët e koalicionit se nuk ka kurrfarë ndryshimi, ndërsa në të gjitha variantet PVD nuk do të jetë pjesëtare e pushtetit lokal në këtë mandat dhe të gjitha përpjekjet e Riza Halimit dhe të tjerëve do të mbeten të shterpëta”, u shpreh kryetari i kuvendit. Përpjekjet e PVD-së për prishje të koalicionit, sipas Hydës, po bëhen për të penguar rrugën tonë për të zhvilluar këtë komunë, por edhe për ti zbardhur metodat e qeverisjes në katër vitet e kaluara ku është hasur në keqpërdorime dhe korrupsion. Hyda shpjegon se opozita si duket nuk e ka bërë llogarinë mirë pasi që në "Koalicionin për Bujanocin" nuk janë të katër këshilltarët e Ivica Daciqit, por tre nga ta janë të Boris Tadiqit. “Përveç kësaj, në bazë të këtij shkrimi të gazetës Danas pretendohet që Unioni Demokratik Shqiptar të lihet në opozitë, gjë të cilën ne e dimë se ata kanë bashkëvepruar bashkë me opozitën shqiptare deri në këtë moment”, përfundon kryetari i Kuvendit të komunës së Bujanocit. Në shkrimin e kësaj të përditshme, që dje e ka transmetuar Titulli, thuhet se koalicioni i ri do të përbëhet nga nëntë këshilltarët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) të Riza Halimit, katër të “Koalicionit për Bujanocin”, dy të Partisë Përparimtare Serbe të Tomisllav Nikolliqit, si dhe gjashtë këshilltarë të Lëvizjes së Progresit Demokratik./Titulli.com/
Abetarja gjithëkombëtare arrin edhe në Bujanoc
Mustafa: Moment hostorik, abetarja mbërrin në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration