Mustafa e Arifi takojnë ministrin Buja, kërkojnë rritjen e kuotës për studentët nga Lugina (foto)
Ministrisë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjsë (MASHT) së Kosovës, Ramë Buja, ka pritur sot kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafën dhe të Bujanocit Nagip Arifin për të biseduar rreth numrit të studentëve që do të regjistrohen në vitin e ri akademik në Universitetet e Kosovës.
Takim i dy kryetarëve nga Lugina u zhvillua në MASHT me ministrin Ramë Buja ku për temë bisedimi kishte kuotën e studentëve që do të studjojnë në Universitetet e shteti fqinj, raporton Titulli.
Mustafa dhe Arifi kanë kërkuar një kuotë më të lartë për studentët që vijnë nga Presheva, Bujanoci e Medvegja, ndërsa ministri kosovar ka premtuar shqyrtimin e kërkesës së kryetarëve nga Lugina./Titulli.com/