Liderët takojnë Hazirin, premtohet hapja e Zyrës për Luginën
Lokale

Liderët takojnë Hazirin, premtohet hapja e Zyrës për Luginën

23.May.2014 11:34
0

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur të enjten në një takim përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, Riza Halimin - deputet dhe lider i PVD-së, Shaip Kamberin- deputet dhe ish-kryetar i komunës së Bujanocit, si dhe Galip Beqirin–kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kryetari Haziri ka thënë se Gjilani është gati për ta hapur Zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e cila do të merret ekskluzivisht me zgjidhjen e problemeve civile dhe problemet tjera politike që i kanë qytetarët e Kosovës Lindore. Nga ana e tyre, tre përfaqësuesit e Luginës, kanë falënderuar kryetarin Haziri për kontributin e tij për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të asaj pjese, që padrejtësisht po vazhdon të jetë nën ombrellën e një shteti tjetër. Ata po ashtu, falënderuan Hazirin për angazhimin drejt hapjes së Zyrës për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke thënë se kjo përkujdesje institucionale nga ana e Komunës së Gjilanit do të jetë në favor të shqiptarëve për zgjidhjen e problemeve civile dhe problemet tjera politike. /Titulli.com/
Kosovës i kërkohen 619 vende për studentët nga Lugina (dokumenti)
Mustafa e Arifi takojnë ministrin Buja, kërkojnë rritjen e kuotës për studentët nga Lugina (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration