Musliu: Të mërkurën në Strazburg për të kërkuar të drejtat e shqiptarëve të Luginës Foto nga vizita e Musliut në Bruksel më 2015
Lokale

Musliu: Të mërkurën në Strazburg për të kërkuar të drejtat e shqiptarëve të Luginës

26.Jan.2016 10:39
0
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, sot do të vizitojë Kosovën, ku do të takohet me zëvendëskryeministrin, Kujtim Shala, njëherësh edhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sipas Musliut, kjo vizitë ka për qëllim që shteti i Kosovës ta ndihmoj Luginën në fushën e kulturës, pasi që siç tha ai, në Luginë mungojnë teatrot, mungojnë librat shqip si dhe mungojnë gazetat.

“ Pasi na premtoi se do ta ndihmoj në këtë fushë Luginën sepse po përballemi me mungesë të tekstit, teatrit, gazetave. Dihet sa fonde ka Këshilli Nacional, tash janë reduktuar edhe donacionet nga Beogradi. Është koha që kjo ndihmë t’i ofrohet nga qeveria e Kosovës, është koha që Kosova të ndaj një pjesë të fondeve edhe për shqiptarët e Luginës”, ka thënë për “Zërin”, Musliu.

Ai gjithashtu ka konfirmuar se menjëherë pas këtij takimi, pra të mërkurën me datë 27 janar, do të udhëtojnë për në Strazburg ku do të kenë një takim me përfaqësues të Komisionit të Lartë për të Drejtat e Njeriut.

 “Evropa nuk guxon ta shpreh kahjen ndryshe për serbët në Kosovë e ndryshe për Shqiptarët e Luginës. Nëse serbët e Kosovës mësojnë me libra të gjuhës së tyre e me histori të tyre, pra nëse serbët mësojnë në gjuhën serbe, pse të mos mësojnë edhe shqiptarët në shqip”, ka deklaruar Musliu, i cili shtoi se që nga shtatori Beogradi zyrtar i ka bllokuar librat në gjuhën shqipe në terminalet doganore”.

Ai po ashtu deklaroi se Serbia po e shkel Kushtetutën e saj, duke i hequr nga sistemi i regjistrimit shqiptarët e Komunës së Bujanocit. Sipas Musliut, një gjë e tillë është duke u bërë më shumë në Komunën e Bujanocit, pasi që siç deklaroi ai për “Zërin”, tani është koha e zgjedhjeve. 

“ Pasivizimi i qytetarëve që po ua bëjnë në Bujanoc ka marrë përmasa të mëdha. Çdo qytetar i cili shkon tek fëmijët e tij në Evropë, menjëherë largohet nga lista e regjistrimit. Edhe me kushtetutë nuk lejohet një gjë të tillë, por këta (serbët) nuk po e shikojnë dhe gjithçka po e bëjnë nën presion. Gjithçka po e bëjnë për votues lufta është tek pushteti”, ka treguar Musliu për “Zërin”.

Historia e rrahjes në Zvicër të Fatlumit nga Presheva
Ligji për shtetësi në Kosovë aspak i favorshëm për të dëbuarit nga Lugina
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration