Ligji për shtetësi në Kosovë aspak i favorshëm për të dëbuarit nga Lugina
Lokale

Ligji për shtetësi në Kosovë aspak i favorshëm për të dëbuarit nga Lugina

26.Jan.2016 12:35
0
Koordinatorja e zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Gentiana Shabani është takuar me drejtorin administratës, Nazim Gagica, me të cilin diskutoi për problemet e mospajisjes me dokumentet e identifikimit për banorët e dëbuar nga Kosova Lindore, shkruan portali 2L Online, transmeton Titulli.com.

Gjatë kësaj bisede të frytshme në mes të koordinatores Gentina Shabani dhe të drejtonit Nazim Gagica, bashkëbiseduesit u dakorduan për bashkëpunim të ndërsjellë në arritjen e një zgjidhje përfundimtare dhe të kënaqshme për banorët të cilët jetojnë në Republikën e Kosovës tash e 16 vite e që ende nuk janë pajisur me dokumente të identifikimit.


Gjithashtu u arrit dakordim që së bashku drejtoria dhe zyra për Preshevë Buajanoc dhe Medvegjë të bëjnë presion në institucionet relevante për ndryshim-plotësimin e ligjit për shtetësi e i cili nuk është aspak i favorshëm për banorët e dëbuar nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, shkruan 2L Online. 

Musliu: Të mërkurën në Strazburg për të kërkuar të drejtat e shqiptarëve të Luginës
Kosova do të investojë 450 mijë euro për kulturën në Luginë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration