Musliu takohet me përfaqësuesit e Ombudspersonit
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, priti në një takim pune zëvendës Ombudspersonin për të drejtat e pakicave kombëtare në Serbi, Robert Sepi dhe kryesuesen e Departamentit për të drejtat e pakicave kombëtare në Ombudsperson, Violeta Qoriq. Në këtë takim mori pjesë edhe Kryeshefi i administratës komunale në Komunën e Bujanocit, Nasim Rexhepi.Gjatë takimit u shqyrtuan problemet më akute në realizimin e të drejtave të qytetarëve dhe mënyrën për tejkalimin e tyre.
Këshillit Kombëtar Shqiptar është i angazhuar në ruajtjen, mbrojtjen dhe avancimin e drejtave kolektive të shqiptarëve theksoi kryetari Musliu dhe më tej vazhdoi se “është imperativ për realizimin, fillimisht të kompetencave të këtij institucioni si në arsim, kulturë, informim, përdorim zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip”.
Ndër të tjera, kryetari Musliu gjatë takimit theksoi mos gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Serbisë për të i zgjidhur problemet e shqiptarëve në Luginës së Preshevës, për më tepër diskursi i tyre diskriminues është një pengesë serioze edhe në vetë zbatimet e ligjeve të këtij shteti dhe shkeljes flagrante të konventave ndërkombëtare.
“Këtë e dëshmon edhe vala e re në mënyr të organizuar nga instrumentat e Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, përkatësisht nga Stacionet Policore me pasivizimin e vendmanime. Me çrast shqiptarëve po i mohoen të drejtat elementare në disponimin e korpusit të drejtave të garantuara jo vetëm me Kushtetut, por edhe nga konventat ndërkombëtare”, thuhet në kumtesën e KKSH-së të lëshuar pas takimit.
Përfaqësuesit nga Ombudspersonin shprehën gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar dhe ndjekur të gjitha procedurat ligjore në mënyr që qytetarët të mundë të realizojnë të drejtat e tyre.
Vlen të theksohet se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka nisur një sër procedurash para institucionit të Ombudspersonin. /Titulli.com/