Lokale
Musliu: Prishtina t’i tregojë muskujt!
Nuk do të lejojmë të nëpërkëmben as ideali i dëshmorëve, as pllaka përkujtimore, e as simbolet kombëtare, ka thënë Jonuz Musliu, ish-shefi politik i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, njëherazi lider i Lëvizjes së Progresit Demokratik.
“Nuk e di pse ua vret syrin zyrtarëve të Beogradit ajo përmendore, e cila nuk është vendosur në qendër të Preshevës për të provokuar askënd. Jo vetëm ne, por çdokush respekton dëshmorët “, ka thënë Musliu për “Epokën e Re”.
Ai shton se beson se nuk do të ndodhë prishja e pllakës përkujtimore kushtuar dëshmorëve, por deri te zgjidhja e çështjes shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Përkitazi me këtë, ai ka kërkuar nga Prishtina “t’i tregojë muskujt në zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.
“Pllakën s’e heqim. Nëse tenton Beogradi ta heqë, nuk dihet si do të reagojmë”, ka thënë ndër të tjera ai./Titulli.com/
******************************************************************************************************************************************************************
http://youtu.be/hOcdxrmw904
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!