Lokale
Çitaku, Nikolliqit: Nëse unë nuk shkoj në Preshevë, as ti nuk vjen në Graçanicë!
Kërkesa presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolliq, për të shkuar në manastirin e Graçanicës për të ndjekur liturgjinë e Krishtlindjeve ortodokse, u refuzua me arsyetimin se vizitat e liderëve serbë mund të ndodhin vetëm në bazë të reciprocitetit, pra kur edhe liderët e institucioneve të Kosovës të lejohen të vizitojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës.
Pas deklarimit të tillë të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pasuar edhe reagimi i Vlora Çitakut - ministres së Integrimeve Evropiane
Në një postim në rrjetin social Twitter, Çitaku ka konfirmuar edhe një herë deklarimet e Kuçit, transmeton Telegrafi.
“Ne jemi të hapur dhe të gatshëm për të lehtësuar vizitën e president të Serbisë në Kosovë. Ne vetëm duam t’i vizitojmë shqiptarët në Preshevë!”, ka shkruar ajo.
Derisa EULEX-i e ka mohuar përgjegjësinë e vet për mosmiratim të kësaj vizite, ardhjen e Nikolliqit nuk e ka lejuar Qeveria e Kosovës, kjo pasi Beogradi pati refuzuar në vazhdimësi vizitat e zyrtarëve kosovarë, siç ishte rasti pikërisht me Çitakun dhe me ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila./Titulli.com/
**************************************************************************************************************************************************************************************
http://youtu.be/hOcdxrmw904
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!