Musliu: Prishtina e Tirana t’i heqin “syzet e errëta”
Lokale

Musliu: Prishtina e Tirana t’i heqin “syzet e errëta”

23.Nov.2013 23:28
0
Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit Jonuz Musliu ka thënë se Prishtina dhe Tirana duhet t’i heqin “syzet e errëta” duke kërkuar një mbështetje më të madhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Jonuz Musliu këto komente i bëri sot gjatë qëndrimit në edicionin informativ të televizionit publik të Kosovës (RTK) duke theksuar se sot Lugina ka nevojë për përkrahje më shumë se kurrë. “Burgosja e ish ushtarëve të UÇPMB-së, konfiskimi i librave në Raincë të Preshevës, tani edhe vrasja pa gjyq e Reshat Bajramit, i ka vënë kupën dhunës dhe terrorit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, është shprehur Musliu, transmeton Titulli. Musliu me këtë rast ka folur edhe për dialogun e filluar me Beogradin për të cilin siç thotë ai “që nga fillimi kanë qenë skeptikë”. “Kishim takime me përfaqësues të ambasadës së SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës, dhe me propozimin e tyre së bashku morëm vendim që të rifillojnë bisedimet me Beogradin që të zgjidhen problemet e shqiptarëve, por pa rezultate”, theksoi Musliu në këtë intervistë të shkurtë. Ai kërkoi mbështetjen e Qeverisë në Prishtinë, sikurse që po e kanë serbët në Veriun e Kosovës. “Kur Qeveria e Serbisë ndan mjete për serbët e Kosovës atëherë doemos edhe ne duhet të jemi pjesë e buxhetit të Kosovës. Atëherë kur ne biem nën sqetull të Kosovës më mirë do të qeveriset atje apo do të merret një hap më radikal”, nënvizoi kryetari i KK të Bujanocit. Musliu në fund theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Luginës në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij po të ishte Lugina pjesë e delegacionit kosovar situata nuk do të vinte deri këtu ku është sot. “Qeveria e Republikës së Kosovës problemin e Luginës së Preshevës deri  më tani e ka parë me ‘syze të errëta’, por tani duhet ti heqin këto syze si Qeveria e Kosovës poashtu edhe Qeveria e Shqipërisë, dhe domosdo, seriozisht duhet të inkuadrohen në zgjidhjen e problemit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përndryshe do të eskalojë situata në Luginë”, përfundoi Musliu./Titulli.com/
Përtërihet Partia Demokratike në Bujanoc
Ministri Erion Veliaj me kusht në Preshevë!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration