Ministri Erion Veliaj me kusht në Preshevë!
Lokale

Ministri Erion Veliaj me kusht në Preshevë!

23.Nov.2013 22:28
0
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në Qeverinë e Shqipërisë Erion Veliaj, ka qëndruar sot në Preshevë me qëllim pjesëmarrjen në ekspozitën ndërkombëtare të fotografisë “PreFoto” e cila është mbështetur nga ministri Veliaj. erion veliajMinistri në qeverinë Rama, Erion Veliaj qëndroi në Preshevë me ç’rast u takua me përfaqësues të organizatave të ndryshme, duke filluar nga ato politike, shtetërore e deri te shoqëria civile. Mirëpo, nuk ishte gjithçka ashtu siç paraqitej në publikë. Ministri Veliaj për të vizituar Preshevën u desh të pranojë edhe ndryshime në agjendën e tij, kushtëzime këto që sipas burimit të Titullit, iu bënë në hyrje të kufirit të Serbisë, në Preshevë. “Përmes kanaleve diplomatike të Ministrisë së Jashtme, zyrtarë serb i kanë kërkuar ministrit Erion Veliaj që të takohet edhe me kryetarin e Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, takim të cilin ministri nga Tirana nuk e kishte në agjendë të tij”, i tha portalit Titulli, burimi nga delegacioni shqiptar me kusht anonimiteti. Ashtu siç iu kërkua edhe u bë. Nën përcjelljen e policisë serbe ministri Veliaj mbërriti në Preshevë ku edhe është takuar me kryetarin e Trupit Koordinues Zoran Stankoviq. Një takim, Veliaj ka realizuar edhe me liderët politik të Luginës me ç’rast është shqyrtuar situata e krijuar pas tërheqjes së përfaqësuesve të Luginës nga bisedimet me Beogradin. Pas këtij takimi liderët shqiptar kanë dalë me deklarata më të zbutura rreth ndërprerjes së bisedimeve me zyrtarët e Beogradit, ashtu siç kërkoi edhe ministri Veliaj se “vetëm me dialog mund të zgjidhen problemet”. Ministri më pas ka takuar edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile ku mes tjerash ka thënë se Qeveria e Shqipërisë nuk ka mjete të mjaftueshme për të ndihmuar me projekte në Luginë, duke drejtuar gishtin kah qeverisja e mëparshme e ish kryeministrit Berisha, që sipas Veliajt, ministria e tij është lënë në gjendje të rëndë financiare. Ministri Erion Veliaj sot qëndroi në Preshevë pas ftesës së pranuar nga organizatorët e ekspozitës ndërkombëtare të fotografisë “PreFoto”, të cilën edhe e ka mbështetur vetë ministri./Titulli.com/
Musliu: Prishtina e Tirana t’i heqin “syzet e errëta”
Daçiq: Po i ndërpretë bisedimet, me kënd do të merreni vesh?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration