Musliu: Lugina mbështetet te shpresa e  kryeministrit të Kosovës,Albin Kurti
Lokale

Musliu: Lugina mbështetet te shpresa e kryeministrit të Kosovës,Albin Kurti

04.Feb.2020 10:24
0

Shqiprim Musliu, kryetar i LPD-së ka përshëndetur zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës dhe Albin Kurtit si kryeministër, shkruan Titulli.com.

"Kam kënaqësinë që në emrin tim, në emër të të gjithë mbështetësve të Lëvizjes së Progresit Demokratik por edhe të mbarë shqiptarëve të Kosovës Lindore, t'ju uroj për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Formimi i institucioneve më me peshë të Republikës ishte një proces i gjatë, por jo i lehtë edhe për neve, që jetojmë dhe veprojmë jashtë kufijve administrativ të tanishëm. Përpjekja, këmbëngulësia dhe vlerat që ke ofruar gjatë gjithë këtyre ditëve por edhe viteve, për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës është motivi i qëndresës dhe përballjes me përditshmërinë tonë, me realitetin tonë",  thuhet në deklaratëne Musliut.

Sipas Musliut çdo mbështetje e juaja për Luginën është një shpresë reale për një jetë më të mirë për shqiptarët.

"Urojmë dhe shpresojmë që gjatë gjithë aktivitetit tuaj si Kryeministër i Republikës, të ushtroni autoritetin tuaj, që Lugina të jetë një ndër prioritetet tuaja madhore, dhe që shqiptarët e Luginës të vlerësohen dhe të avancohen si qytetar të barabartë dhe me të drejta të plota për zhvillimin e jetës në normalitet, si dhe të përfshihen në procese për zgjidhjen e përhershme të problemeve me të cilat jemi duke u përballur me dekada", u shpreh Musliu./Titulli.com/

 
Arifi e Mustafa: Presim që Qeveri Kurti të përkushtohet më shumë ndaj Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration