Arifi e Mustafa: Presim që Qeveri Kurti të përkushtohet më shumë ndaj Luginës
Subjektet politike shqiptare në Luginë të Preshevës kanë përshëndetur formimin e qeverisë së re të Kosovës dhe zgjedhjen e Albin Kurtit për kryeministër.
Nagip Arifi, kryetar i Partisë Demokratike ka uruar që qeveria e re të jep maksimumin për të punuar sa më intenzivisht dhe që fjalët e dhëna të shndërrohen vepra në realitet, transmeton Titulli.com.
“Të vetëdijshëm për proceset shumë të rëndësishme që po e presin Kosovën dhe shqiptarët brenda e jashtë saj, angazhimi dhe kryerja e detyrës me përkushtim të lartë jep shpresë se çdo sfidë do të tejkalohet në favorin tonë”, ka shkruar Arifi.
Ndërsa kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa ka shpreh mirënjohjen të thellë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që keni treguar ndaj Luginës së Preshevës dhe qytetarëve të saj në të gjitha proceset nëpër të cilat kemi kaluar
“Ne jemi takuar dhe kemi diskutuar gjerë e gjatë duke këmbyer mendime për zhvillimet politike, sfidat dhe qëllimet tona të përbashkëta. Ju e dini se PDSH angazhohet për jetësimin e Referendumit të 1 e 2 Marsit 1992 për bashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Republikën e Kosovës. Prandaj presim mbështetjen e Qeverisë Tuaj në këtë rrugëtim tonë politik”, shkroi me tjerash Mustafa./Titulli.com/