Musliu: Reshat Bajrami u vra në burg
Lokale

Musliu: Reshat Bajrami u vra në burg

26.Nov.2013 22:10
0
Lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD) Jonuz Musliu, njëherit kryetar i Kuvendi Komunal të Bujanocit, ka vlerësuar sot se i ndjeri Reshat Bajrami, që ishte në paraburgim në Vranjë për shkak të dyshimit se ishte bashkudhëtar në makinën e përfshirë në aksidentimin e policit, në të vërtet është vrarë në qeli. Musliu për agjencinë Beta tha se liderët shqiptarë të Luginës kërkojnë që të hetohet “vrasja e Reshat Bajramit në burg të Vranjës që është incidenti i fundit i radhës që ka goditur shqiptarët që jetojnë në Bujanoc dhe Preshevë”, transmeton Titulli. Kryetari i LPD-së tha se Reshat Bajrami në burg ka hyrë i shëndosh. Sipas fjalëve të tij, vdekja e Reshat Bajramit është rasti i dytë i dyshimtë i vdekjes së burgosurve shqiptarë në burgjet serbe në disa muajt e fundit. Dyshimet mbi vdekjen e të ndjerit së pari i ka ngritur familja Bajrami nga Tërnoci, ndërsa lidhur me këtë rast së fundmi ka reaguar edhe Bashkësia Lokale e Tërnocit. Vlen theksuar se edhe pse është kryer obduksioni i viktimës deri në këto momente nuk është bërë publike rezultati i kësaj autopsie./Titulli.com/
28 nëntori në Luginë do të shënohet me protestë
Bujanoci, pjesë e Kosovës apo Kroacisë? (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration