Bujanoci, pjesë e Kosovës apo Kroacisë? (foto)
Lokale

Bujanoci, pjesë e Kosovës apo Kroacisë? (foto)

26.Nov.2013 14:56
0
Bukuroshet nga vendet e Ballkanit sot kanë qëndruar në Bujanoc në kuadër të xhiros që janë duke bërë në qytete të ndryshme të rajonit. Bukuroshet që janë duke marrë pjesë në garën për Miss Supermodel Internacional 2013 kanë vizituar kryetarin e komunës së Bujanocit, derisa gjatë konferencës për shtypë kanë ngatërruar vendin të cilin janë duke e vizituar. miss-bujanoc-4 Missi nga Serbia, Sara Shinko, Bujanocin ia dha Kosovës. “Më vjen mirë që për herë të parë jam këtu në Kosovë dhe ky vend më pëlqen shumë. Njerëzit janë simpatikë dhe meshkujt shumë të pashëm”, u shpreh Missi nga Serbia, të cilën më vonë e korrigjoi stafi i saj, duke thënë se lapsusi ishte si pasojë e lodhjes gjatë udhëtimit për të ardh në Bujanoc. Një lapsus tjetër e bëri edhe Missi nga Kosova (Suhareka) Duresa Muharremi, e cila ishte e gatshme që Bujanocin t’ia jepte Kroacisë, qytetit bregdetar Dubrovnikut, raporton Titulli. miss-bujanoc-5 “Faleminderit për mikpritjen. Ndihemi të nderuar dhe të privilegjuar që kemi ardhë të vizitojmë Dubrovnikun si dhe kryetarin”, u shpreh Missi nga Kosova, të cilën menjëherë e përmirësoi Kreshnik Husaj nga Peja përfaqësues i Iniciativës Sociale. “Falënderojmë komunën dhe kryetarin Nagip Arifi për mikpritjen që  na ka bërë. Vajzat i kemi sjellë këtu për të treguar se edhe kultura sjellë paqe”, u shprehë ndër të tjera Husaj. miss-bujanoc-3 Ndërsa kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, falënderoi për vizitën e vajzave që po i bëjnë Bujanocit. “Për herë të parë në kuadër të këtij organizimi vajzat i bëjnë vizitë Bujanocit. Biseduam për shumëçka, por para së gjithash për bukurin shqiptare, por edhe atë Ballkanike e të Evropës”, u shpreh Arifi duke i dëshiruar vajzave mirëseardhje në këtë komunë. Misset e Supermodel Internacional 2013 që vijnë nga vendet e Ballkanit do të qëndrojnë edhe gjatë ditës së mërkurë në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, ku nga ora 13h do të bëjnë një sfilatë me katër koreografi./Titulli.com/
Musliu: Reshat Bajrami u vra në burg
Presheva proteston për 28 nëntor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration