Lokale
Muhamed Jashari, udhëheqësi i ri i “Sezai Surroit”
Shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc nga sot ka një drejtues të ri. Profesori i Historisë Muhamed Jashari sot në orët e paradites është emëruar për ushtrues detyre të drejtorit të shkollës .
Pas plotësimit të afateve ligjore për shkarkimin e UD Zejni Fejzullahut, Këshilli i shkollës sot ka emëruar për UD zëvendës drejtorin e deritanishëm Muhamed Jasharin.
Siç ka mësuar Titulli.com, Jashari ishte kandidati i vetëm i propozuar në mbledhje për të marrë drejtimin e këtij institucioni arsimor dhe i cili me 6 vota pro dhe tre abstenime ishte caktuar për UD.
Poashtu, në këtë mbledhje është bërë zgjedhja edhe e kryetari të Këshillit në përbërje prej nëntë anëtarëve.
Kryetari i ri i Këshillit të shkollës është caktuar Avdulla Murati.
Sipas burimeve të Titullit vendosja e Jasharit në drejtimin e shkollës do të jetë i përkohshëm dhe në ditët në vijim pritet që të zhvillohet edhe një mbledhje e Këshillit ku pritet të bëhen ndryshime në udhëheqësi.
Ndryshimet e fundit të drejtorëve të shkollave të Komunës së Bujanocit, që në njëfar mase po pengon zhvillimin e procesit arsimor, po bëhet për të matur forcat politike mes subjektit që udhëheqë këtë komunë dhe opozitës e mbështetur në Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Mosmarrëveshjet mes subjekteve mund të shkaktojnë edhe aplikimin e masave të dhunshme, që në këto raste Ministria e Arsimit e Serbisë do të caktojë vetë drejtuesit e institucioneve arsimore /Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!