MPB: Terroristi i Parisit u regjistrua në Preshevë (Foto) Ahmed Almuhamed, 25 vjeçar.
Lokale

MPB: Terroristi i Parisit u regjistrua në Preshevë (Foto)

15.Nov.2015 11:29
0
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë përmes një kumtese ka konfirmuar se njëri prej terroristëve të sulmeve në Paris ka përshkuar rrugën Ballkanike me pasaportë në emër të Ahmed Almuhamed.

MPB në mëngjes ka njoftuar se njëri prej terroristëve A.A. për të cilin po interesohen shërbimet e sigurisë së Francës, më 7 tetor të këtij viti është regjistruar në Preshevë, ku formalisht ka kërkuar azil, transmeton Titulli.com.

Pas verifikimeve është vërtetuar se i njëjti person me të njëjtat të dhëna, më 3 tetor është identifikuar edhe në Greqi.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njofton se ky person nuk ka qenë në listën e të kërkuarve nga Interpoli.

Kjo ministri thekson se është duke vazhduar bashkëpunimin me shërbimet e sigurisë së Republikës së Francës. /Titulli.com/

Deputetët e Shqipërisë vizitojnë Luginën (Foto)
Ndahen çmimet e konkursit "Pre Foto" në Preshevë (Foto&Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration