Deputetët e Shqipërisë vizitojnë Luginën (Foto)
Lokale

Deputetët e Shqipërisë vizitojnë Luginën (Foto)

14.Nov.2015 18:38
0
Delegacioni nga parlamenti i Shqipërisë të shtunën ka zhvilluar një vizitë pune në Luginë të Preshevës.

Delegacioni i përbërë nga deputetë shqiptarë si dhe ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, kanë qëndruar në Preshevë dhe Bujanoc, ku në fokus kryesor ishin arsimi dhe respektimi i të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në këtë rajon.

Deputetët nga Shqipëria vizitën e kanë filluar me takimin në Preshevë me kryetarin e komunës, Ragmi Mustafa, për të vazhduar më pas në Bujanoc, në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar me kryetarin Jonuz Musliu.

Siç i ka thënë portalit informativ  Titulli.com kryetari i KKSH-së, deputetët nga Shqipëria janë interesuar për gjendjen në Luginë të Preshevës, rreth problemit të teksteve mësimore, shlyerja e shqiptarëve nga evidenca, mediat si dhe fushat tjera me rëndësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Udhëheqësia e Luginës e ka vlerësuar shumë me interes këtë takim, ndërkohë pas kësaj vizite të deputetëve shqiptarë, pritet që edhe një delegacion nga Lugina e Preshevës të qëndrojë në Shqipëri, duke vendosur kështu marrëdhënie të rregullta bashkëpunimi mes shqiptarëve në Luginë dhe Shqipëri. /Titulli.com/

 

Kryetari Mustafa ngushëllon ambasadoren e Francës, Christine Moro
MPB: Terroristi i Parisit u regjistrua në Preshevë (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration