MPB e Serbisë bënë legalizimin e armëve
Lokale

MPB e Serbisë bënë legalizimin e armëve

04.Mar.2015 12:04
0

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Republikës së Serbisë nga dita e sotme (4 mars 2015) dhe për tre muaj në vazhdim do të bëjë legalizimin ligjor të armëve.

“Pronarët e armëve (personat fizikë apo juridik) mund të dorëzojnë çdo lloj të armatimit dhe municionit në departamentin më të afërt policorë, respektivisht stacion policor, pa treguar prejardhjen e armës apo municionit, dhe nuk do të përgjigjet për armëmbajtje pa leje e as blerje të saj”, thuhet në kumtesën e policisë dërguar portalit informativ Titulli.com.

Gjatë legalizimit ligjor, personat fizik dhe juridik poashtu mund të regjistrojnë armën për siguri personale (pistoletë apo revolver), armë gjahu (pushkë dhe karabinë) dhe armë sportive (pistoleta të kalibrit të vogël dhe revole, pushkë të kalibrit të vogël si dhe armë ajrore) për të cilat nuk kanë leje nga Ministria e Punëve të Brendshme. /Titulli.com/

I bllokohet timoni afër Vranjës, rrokulliset kamioni
Zbulohen 22 emigrantë në Preshevë, 7 fëmijë (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration