I bllokohet timoni afër Vranjës, rrokulliset kamioni
Kamioni transportues i kompanisë nga Valjeva ka dalë nga rruga rreth orës 5 të mëngjesit të se martës, afër fshatit Vrbovo, pranë Vranjës.Në këtë aksident komunikacioni askush nuk është lënduar përveç dëmeve të mëdha materiale. Shoferi Dushan Radukiq (57) me përvojë 30 vjeçare në këtë profesion, vërteton se aksidenti ndodhi si pasojë e bllokimit të timonit në kthesë, raporton Titulli.com.
Me rastin e aksidentit kamioni me rimorkio nuk ishte me shpejtësi të lartë ndërsa po transportonte pije joalkoolike nga Valjeva për në Shkup.
Policia ka kryer hetimet, kurse testi mbi alkoolin ka treguar rezultate negative duke vërtetuar deklaratën e vet shoferit që kishte thënë se nuk ka konsumuar alkool.
Komunikacioni në këtë pjesë të Korridorit 10 nuk ishte ndërprerë, kurse sipas policisë në raste të tilla të aksidenteve shqiptohet masa e kundërvajtjes dhe dënohet me gjobë në të holla./Titulli.com/