Mirënjohjet satirike për politikën e Luginës gjatë vitit 2015 (foto)
Lokale

Mirënjohjet satirike për politikën e Luginës gjatë vitit 2015 (foto)

29.Dec.2015 15:36
0
Një grup i të rinjve prej tre vetave kanë marrë një aksion për të shprehur në mënyrë satirike të disa veprimeve të politikës shqiptare në Luginë të Preshevës, shkruan Titulli.com.

“Pasi jemi në muajin e " mirënjohjeve" , ku pushtetarët tanë me çdo kusht duan të dalin edhe si personalitetet e vitit që të bien në sy të popullatës sikur me të vërtet po punojnë dhe angazhohen, departamenti për premtime të kota ndanë mirënjohje”, vlerësuan aktivistët

 

Sipas tyre mirënjohjet i ndahen:

•Nagip Arifit për “hapjen e 2000 vendeve të punës dhe për kontributin e dhënë në zvogëlimin e papunësisë dhe zhvillimin ekonomik. Falë tij, shumë familje shqiptare tani jetojnë një jetë më të mirë” .

• Legjendarit Jonuz Musliu “që me punën e palodhshme gjatë këtij viti arriti të e hap "TV LUGINA" , dhe u mundësoi shqiptarëve të kenë at që kanë dashur: një televizion tjetër, ku njerëzit munden me i pa organizimet e shumta kulturore dhe artistike nga KNSH, të gjithë në gjuhëshqipe” .

• Mirënjohja e radhës i shkon vet "KNSH-së" për arritjen e sigurimit të teksteve në gjuhën shqipe, dhe tani nga ky premtim i përmbushur i këtij institucioni fëmijët tanë mësojnë për historinë shqiptaro-ilire.

• Ragmi Mustafës, kryetarit të Preshevës, që mirënjohjet i ka në gjak dhe falë mirënjohjeve që ia ndau kryeministrit tonë Rama dhe kryeministrit te tij Vuçiq, Lugina e Preshevës ka pozitë politike shumë më të mirë dhe më stabile .

•Mirënjohja e fundit por jo më e parëndësishmja shkon për Këshilltarët Shqiptar të tri komunave, qe arritën hapin madhor, me të cilin u habiten shumë komuna të pakicave, shpalljen e Asoci(aci)onit. Hap ky i rëndësishëm për pozitën e shqiptarëve, falë të cilit “autonomia jonë nga Serbia është më afër se kurrë”./Titulli.com/

Kryqi i Kuq në Bujanoc ndihmon tejkalimin e krizës së refugjatëve në Preshevë
Përmbyllje e suksesshme e aktiviteteve të Shoqatës së Shkrimtarëve "žFeniks" për vitin 2015
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration