Kryqi i Kuq në Bujanoc ndihmon tejkalimin e krizës së refugjatëve në Preshevë
Lokale

Kryqi i Kuq në Bujanoc ndihmon tejkalimin e krizës së refugjatëve në Preshevë

29.Dec.2015 09:10
0
Duke marr parasysh afërsinë e Bujanocit dhe Preshevës, në tejkalimin e krizës së refugjatëve kanë ndihmuar edhe organizata të ndryshme nga komuna e Bujanocit.

Njëra prej këtyre organizatave është edhe Kryqi i kuq në Bujanoc, e cila sipas drejtori të saj, Bratislav Lazareviq, më tepër ka ndihmuar emigrantët në mënyrë indirekte.

“Kur flasim për angazhimin e Kryqit të kuq në Bujanoc në lidhje me emigrantët në Serbi, më duhet të them se ne më tepër në mënyrë indirekte kemi ndihmuar”, thotë Lazareviq për portalin informativ Titulli.com.

Gjatë muajve të verës, kur një numër i refugjatëve vinin edhe në Bujanoc për t’u regjistruar, Kryqi i kuq në Bujanoc ka ndihmuar këta refugjatë me ndihmën e Kryqit të kuq të Serbisë.

“Kryqi i kuq në Bujanoc këtu ka marr pjesë direkt në ofrimin e ndihmës ndaj emigrantëve, duke i ndarë ushqim, kryesisht pashteta, peshqi, ujë dhe bukë. Por. Më duhet të them se kjo ka ndodhur ndoshta në shtatë – tetë raste në kohën e muajve të verës”, thotë Lazareviq.

Ndërkaq, lidhur me angazhimin e kësaj organizate në tejkalimin e krizës së refugjatëve në Preshevë, ata kanë pasur dy kontrata, një me Komesariatin për refugjatë dhe një me UNHCR-në.

“Me  Komesariatin për refugjatë të  Serbisë kemi pasur një kontratë tremujore, kur për çdo ditë kemi dërguar në Preshevë deri në 750 shujta të thata. Kjo shujtë ka përmbajtur një bukë, që mund të përdoret deri në shtatë ditë, një shishe 0.5l të ujit pa gaz, dhe dy kifle, një të ëmbël e një njelmët”, thekson drejtori i Kryqit të kuq në Bujanoc.

Ndërsa lidhur me kontratën me UNHCR-në dhe Federatën ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, Lazareviq thotë se ata i kanë dërgojnë bukë Kryqit të Kuq në Preshevë, ku më pas ata i kombinojnë me ushqimin që kanë në depot e tyre dhe i ndajnë refugjatëve.

Kryqi i Kuq në Bujanoc ka furrën e vet dhe bukën që e dërgojnë në Preshevë e bëjnë në furrën e tyre.

Kjo organizatë ka 21 të punësuar dhe  funksionon në Bujanoc prej vitit 1955./Titulli.com/

Aprovohet buxheti i komunës së Bujanocit prej 938 milion dinarë
Mirënjohjet satirike për politikën e Luginës gjatë vitit 2015 (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration