Mirënjohja “Nxënësi i klasës” për Diellza Veseli, model  motivi në shkollën e Preshevës
Lokale

Mirënjohja “Nxënësi i klasës” për Diellza Veseli, model motivi në shkollën e Preshevës

02.Jul.2019 09:36
0

Shkolla e mesme teknike ‘Presheva’ në Preshevë, në profilin e mjekësisë në klasën 3/7 u dha mirënjohje nga kujdestari i paraleles dr.med. Nazmi Mehmeti për nxënësen më të mirë të klasës Diellza Fatos Veseli.

Sipas kujdestarit vendimi u morë duke u bazuar notimin e 14 lëndëve për gjatë gjithë procesit mësimor të vitit shkollor 2018/19, mendimin e profesorëve, aktivitet jashtë shkollore dhe mendimin e nxënësve. Mirënjohja nuk ishte një fat por e arritur me punë dhe e merituar.

Si shenjë mirënjohje për rezultatet e arritura dhe motivacion u dhanë si shpërblim një laptop nga prindi i nxënëses, shpërblim në të holla 50 frang nga dr.sci. Muzafer Ramadani, një libër të autorit Fatos Kongoli dhe foto nga shtëpia botuese ‘Albas’ në Preshevë me drejtor Qëndrim Hetemi dhe një libër të Harun Yahya nga kujdestari dr. med. Nazmi  Mehmeti.

Fjalë miradije dhe përgëzimi mori nga shumë prindër në mbledhje, si dhe nga nxënësja Lisana Ramadani.

Diellza i falënderoj përzemërsisht të gjithë shokët dhe shoqet e saja dhe tha që ky çmim e emocionoi shumë dhe ia dedikon prindërve, klasës të cilët e ndihmuan njëri tjetrin të vijnë në këtë pikë të edukimit dhe arsimimit, profesorët dhe kujdestarin. Kujdestari falënderoj tej mase të gjithë nxënësit, prindërit duke uruar edhe më shumë sukses në vitin e ardhshëm si maturant.

“Qëllimi i institucionit shkollor duhet të jetë që nxënësit duhet ta ndjejnë që janë pjesa më e rëndësishme e shoqërisë. Nxënësit janë fuqia intelektuale e shkollës dhe shoqërisë, duhet të vazhdoni të mësoni me zell dhe përkushtim”, ka vlerësuar kujdestari Nazmi Mehmeti.

Sipas tij këto janë momente vërtet të bukura, jetojmë në një mjedis të vogël, por një mjedis që njeh punën dhe cilësinë dhe këto janë model për gjenerata e ardhshme.

“ Nuk ka investim më të mirë sesa investimi në fëmijët, në të rinjtë, në të ardhmen. Këto janë rezultatet për krenari, nxënës të mirë dhe mbi të gjitha njerëz të mirë”, është shprehur Mehmeti./Titulli.com/

Aktivistë të PVD-së: Shqiprim, 1 korriku erdhi, ku është kufiri Miratoc - Llojan?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration