Aktivistë të PVD-së: Shqiprim, 1 korriku erdhi, ku është kufiri Miratoc - Llojan?
Forumi Rinorë i Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë përmes një aksioni ka protestuar ndaj deklaratave të kryetarit të komunës, Shqiprim Arifi për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan duke e cilësuar se një mashtrim të opinionit.
“Një grup i Forumit Rinor të Partisë për Veprim Demokratik zhvilloi një aktivitet rrugor në tërë komunën e Preshevës, i cili si qëllim kishte demaskimin e mashtrimit të kryetarit të komunës dhe të APN dhe lojën e tij me ndjenjat e qytetarëve të komunës së Preshevës me një temë kaq të ndjeshme siç është hapja e kufirit Miratoc – Llojan”, thuhet në njoftimin e publikuar të PVD-së.
Aktivistët e FF të PVD-së fotografinë të cilën vet kryetari aktual e kishte publikuar në vendkalimin kufitar Miratoc - Llojan, e vendosën në tërë komunën e Preshevës me mbishkrimin "Shqiprim...1 korriku erdhi, ku është kufiri?".
Kurse para objektit të komunës së Preshevës aktivistët gjithashtu vendosën një piramidë me disa pyetje dhe mbishkrime si: "Shqiprim, sot 1 korriku...kufiri a u hap?", "1 korriku = 1 prilli i Shqiprimit", "Sot ditë feste apo ditë zhgënjimi?", "Deri kur me mashtrime?" etj.
Forumi Rinor i Partisë për Veprim Demokratik pret ditëve në vijim pret se cila do të jetë data e ardhshme "definitive" sipas Shqiprim Arifit për hapjen e kufirit Llojan Miratoc./Titulli.com/