Miratohet kërkesa për hapjen e fakultetit të studimeve Islame në Bujanoc
Në mbledhjen e kuvendit të suprem të Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, të cilën e kryesoi Mr.Jusuf ef. Spahiq, në mënyrë unanime u miratua kërkesa e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që të hapet Qendra e Edukimit të Fakultetit të Shkencave Islame në gjuhën shqipe në Luginë.Në këtë seancë të kuvendit të mbajtur më 24 Dhjetor morën pjesë nëntë delegatë nga Lugina e Preshevës, në krye me Nexhmedin ef. Saqipi kryetar i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), shkruan Titulli.com.
Nexhmedin Saqipi, i përshëndeti në gjuhën shqipe kuvendarët duke i falënderuar për kontributin e dhënë për realizimin e kërkesë për hapjen e kësaj vatre të arsimimit të lartë.
“Duke e vlerësuar si model i tolerancës dhe mirëkuptimit, kur dihet se Lugina e Preshevës, është një vend me specifika të veçanta e cila pas këtij lajmi të mirë do të reflektoj më shumë në frymën e paqes”, njoftohet nga qendra për informim pranë BIPBM-së./Titulli.com/